Botë

Giuseppe Conte emërohet kryeministër i Italisë

Presidenti italian, Sergio Mattarella, ngarkoi sot Giuseppe Conte, një jurist i propozuar nga lëvizja antisistem dhe ekstremi i djathtë për të krijuar qeverinë e ardhshme.

“Presidenti i republikës, Sergio Mattarella, priti këtë pasdite profesorin Giuseppe Conte, të cilit i dha mandatin për të krijuar qeverinë”, deklaroi për median sekretari i përgjithshëm i presidencës, Ugo Zampetti.