Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 900,000 të infektuar e 47.000 të vdekur nga COVID-19 në 187 vende dhe territore të botës

Foto: Reuters

Më shumë se 900.000 raste me koronavirusin e ri janë deklaruar zyrtarisht në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë, sipas një llogaritjes së sotme të burimeve zyrtare.

Të paktën 937,783 raste, përfshirë 47.273 vdekje, janë zbuluar në 187 vende dhe territore.

Veçanërisht në SHBA me  215 417 raste, nga të cilat mbi 5 mijë viktima, pandemia aktualisht po përparon më shpejt.

Italia regjistroi 110 574 raste dhe numrin me të madh të vdekjeve, 13 155 viktima.

Në Spanjë 102 136 raste, nga të cilat 9 053 viktima.

Edhe Që nga fillimi i pandemisë, 289.7 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19 Botë Që nga fillimi i pandemisë, 289.7 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19

Në Kinë 81 554 raste, nga të cilat 3 312 viktima.

Megjithatë, numri i rasteve të diagnostikuara pasqyron vetëm një pjesë të numrit aktual të infeksioneve, me një numër të madh vendesh që testojnë vetëm raste serioze/AFP.