Së paku 90 mijë punëtorë shëndetësorë në të gjithë botën besohet se janë diagnostikuar me Covid-19, ndërsa dyfishi i kësaj shifre besohet se akoma nuk është furnizuar me pajisje të duhura mbrojtëse.
Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve ka njoftuar se së paku 260 infermierë kanë vdekur deri më tani si pasojë e koronavirusit.
Shifra prej 90 mijë të infektuarve është e bazuar në të dhënat e më shumë se 30 shteteve, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Sipas këtij Këshilli, vetëm në muajin prill kanë vdekur 100 infermierë nga koronavirusi.
E Organizata Botërore e Shëndetësisë në muajin prill kishte njoftuar se mbi 22 mijë punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me virusin vdekjeprurës.
Artikuj të ngjashëm
-
OBSH: Një në shtatë të infektuar me COVID-19 është në mesin e punëtorëve shëndetësorë
-
“Alarmant numri i vdekjeve të punonjësve shëndetësorë nga COVID-19”
-
Shkon afër 26 milionëve numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën
-
600 punonjës shëndetësorë në SHBA kanë vdekur si pasojë e koronavirusit
-
Më shumë se 200 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë