Rreth 8.6 milionë fëmijë në Nigeri nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollë për shkak të konflikteve të brendshme dhe varfërisë.
Shkollimin në këtë vend nuk e ndjekin kryesisht fëmijët e fiseve nomade - Fulanët, si dhe fëmijët e familjeve që merren me bagëti, peshkim ose ferma. Arsyeja kryesore që fëmijët nuk mund të ndjekin shkollimin është varfëria, por gjithashtu edhe ndërrimi i vendbanimeve për shkak të konflikteve familjare, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Arsimit e këtij vendi thotë se në një vend prej rreth 200 milionë banorësh, rreth 8.6 milionë fëmijë për arsye të ndryshme nuk shkojnë në shkollë.
Megjithatë, ata theksojnë se përqindja e fëmijëve që nuk ndjekin shkollimin është zvogëluar krahasuar me vitin 2016. Si arsye për rënien nga 10.5 në 8.6 milionë fëmijë, i atribuohet kohës kur në pushtet ka ardhur presidenti në detyrë, Muhammad Buhari.
Ministria gjithashtu deklaroi se në tre vitet e fundit janë marrë shumë aktivitete me fëmijë të cilët nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollë.
Rreth 20 milionë fëmijë në botë nuk kanë mundësi për shkollim.
-
Gjysma e fëmijëve në botë që nuk mund të arsimohen janë nga Nigeria
-
Në Nigeri, më shumë se një e treta e popullsisë është analfabetë
-
Mbi 300 nxënës dhe 12 mësimdhënës rrëmbehen në sulmin në një shkollë në Nigeri
-
Shkon në 280 numri i nxënësve të rrëmbyer në Nigeri
-
Nxënësit kthehen në banka në kulmin e krizës në Sudanin Jugor