Avokatët në Gjermani po diskutojnë mes vete se si ta trajtojnë pensionistin që ruajti një tank të Luftës së Dytë Botërore në bodrumin e tij. Tanku dhe mjete të tjera luftarake të ruajtura u hoqën nga qyteti Heikendorf me ndihmën e ushtrisë, derisa prokuroria dhe avokatët po negociojnë dënime të mundshme, si me kusht apo gjobë deri në 500 mijë euro.
Të pandehurit 84-vjeçar gjithashtu i duhet të gjejë shtëpi të reja për sendet monumentale, derisa sipas avokatit të tij, një muze në SHBA është interesuar për blerjen e tankit “Panther”. Shumë historianë thonë se tanku ishte automjeti më efikas që nga Gjermania e Luftës së Dytë Botërore.
Në seancën gjyqësore të hënën, avokatët për përpiqeshin të përcaktonin nëse koleksioni ushtarak i burrit kishte shkelur Aktin e Gjermanisë për Kontrollin e Armëve të Luftës, raporton BBC.
Avokati gjithashtu tha se një numër koleksionistësh gjermanë i ishin afruar të pandehurit mbi sendet e tjera, të cilat përfshinin pushkë sulmi dhe pistoleta, raportojnë mediat lokale.
Në një seancë gjyqësore të hënën në qytetin Kiel, rreth 100 km (60 milje) në veri të Hamburgut, avokatët po përpiqeshin të përcaktonin nëse koleksioni ushtarak i burrit kishte shkelur Aktin e Gjermanisë për Kontrollin e Armëve të Luftës.
Në korrik të 2015-s ishin dashur rreth 20 ushtarë gati nëntë orë për të nxjerrë tankun nga bodrumi i 84-vjeçarit.
-
84-vjeçari që fshehu tankun në bodrum, dënohet me kusht dhe me 250.000 euro
-
Dy zyrtarë të Senatit shprehin shqetësim për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania
-
Vidhen municionet e ushtrisë në Gjermani
-
Golfi i parkuar në aeroportin gjerman për një vit duhet të paguajë 200 mijë euro
-
Gjykata gjermane insiston që 100-vjeçari që punonte roje në kampin nazist të gjykohet