Pjotr Vyerko i cili jeton në Gorenka të Kievit është i gatshëm për ta kapur armën e për të luftuar për Ukrainën kundër Rusisë. Ai tregon se shtëpia iu ka dëmtuar nga dridhjet e goditjeve me raketa nga rusët, raporton AP.
“Jam 81 vjeç dhe jam gati që ta marr pushkën dhe të godasë e të vrasë bastardët që vinë këtu, sepse unë kam një vajzë, një nip. Nëse vinë këtu do t’i sulmojë me sfurk nëse nuk kam armë – por unë kam armë”, ka thënë ai.
Vyerko është mësues i frëngjishtes.
“Ukraina do të luftojë deri në fund. Nëse shkon përreth dhe sheh kaq shumë njerëz... Putini e bashkoi Ukrainën. Me veprimet e tij, ne u bëmë bashkë. Nuk kemi qenë kurrë kaq të bashkuar sa tani”.
Edhe pse 81 vjeç ai thotë se nuk është i frikësuar të luftojë me ushtarë rusë.
Edhe
“Ai budallai Putini do që t’i marrë të gjitha”
Gorenka është një fshat afër Kievit. Forcat ruse e bombarduan fshatin duke shkatërruar dhjetëra shtëpi. Më 2014 ku konflikti filloi në lindje të Ukrainës, Byerko bleu një armë.
Tani ai ecë nëpër fshat me pushkën e tij, i gatshëm ta mbrojë shtëpinë nga trupat ruse.
-
Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Zelensky i propozon takim sy më sy Putinit për t’i dhënë fund luftës
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë