Botë

60 vjet BE

Të shtunën (25.03) krerët e qeverive dhe vendeve të BE-së festojnë në një ceremoni të posaçme 60-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Romës, që konsiderohet sot edhe si lindja e Bashkimit Europian.

Edhe presidenti Trump e uroi Bashkimin Europian në 60-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Romës. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë theksohet angazhimi i përbashkët për "liri, demokraci dhe shtetin ligjor."