Më shumë se 6,000 migrantë janë shpëtuar në shtegun qendror të Mesdheut nga Libia për në Itali në pesë ditët e fundit, dhe kjo vjen në kohën kur shifrat e atyre që dëshirojnë të ikin nga vendet e tyre të lindjes po rritet me përmirësimin e kushteve atmosferike, ka bërë me dije Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Rreth 500 migrantë besohet të jenë fundosur deri më tani këtë vit, përfshi edhe 22 vdekje të saporaportuara nga roja bregdetare libiane, ndërsa më shumë se 20,000 persona kanë arritur në Evropë, kryesisht në Itali, ka thënë zëdhënësi Joel Millman, raporton Reuters.
“Ende nuk ka përfunduar marsi, dhe tashmë kemi duke u përballur me një valë të madhe të ardhjeve që ka tejkaluar çdo shifër të mëhershme në Mesdhe. Kjo është e zakonshme për pranverën, ka shumë qarkullim”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
“Por nuk është e zakonshme që shifrat të jenë kaq të larta kaq herët si dhe shifrat e vdekjeve të raportuara deri më tani”, ka shtuar ai.
-
Të paktën 26 migrantë të vdekur nga fundosja e dy anijeve në Itali
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
-
Qindra emigrantë po zhduken në Mesdhe, autoritetet po i fshehin të dhënat
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje