Hahn: Turqia rrezikon negociatat për anëtarësim në BE

Hahn: Turqia rrezikon negociatat për anëtarësim në BE

21 March 2017 13:20

Komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë se anëtarësimi i Turqisë në BE do të jetë “çdo herë e më i vogël” nëse Ankaraja së shpejti nuk ndryshon drejtimin.

Turqia në vitin 2005 nisi negociatat për anëtarësim në BE, por erdhi deri te shqetësimi në mesin e vendeve anëtare të Unionit për shkak të, siç kanë vlerësuar, zhytjes së Turqisë drejt praktikës autoritare nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayip Erdogan, transmeton KP.

Hahn tha sot për gazetën gjermane “Bild”, se Turqia sipas “kritereve të ashpra për bashkëngjitje” që një kohë gjithnjë e më shumë po largohet nga Bashkimi Evropian.

“Nëse së shpejti (Turqia) nuk ndryshon drejtimin, anëtarësimi me të vërtetë do të jetë gjithnjë e më pak jo real”, ka thënë ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme