Shërbimi i inteligjencës ukrainase thotë se shtatë civilë kanë vdekur pasi trupat ruse qëlluan mbi një kolonë evakuimi në rajonin e Kievit.
Ukraina akuzoi Rusinë se qëlloi mbi një kolonë të evakuuarve civilë nga fshati Peremoha, raporton Reuters.
“Pas sulmit, pushtuesit i detyruan ata që nuk mund të evakuoheshin të kthehen në Peremoha dhe nuk po i lënë të dalin nga fshati”, tha shërbimi i inteligjencës në një deklaratë.
Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulm i ri ndaj autokolonës civile në Ukrainë, rreth 20 të vdekur
-
Gjenden 6 persona të vrarë në një ndërtesë jashtë Kievit
-
Ukraina pretendon se janë vrarë mbi 200 civilë nga sulmet ruse
-
Mbi 64 civilë të vrarë nga lufta në Ukrainë
-
Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë