Sakramento, 16 nëntor – Numri i personave të shpallur të zhdukur pas zjarreve që janë duke shkatërruar Kaliforninë ka arritur në 631 persona, njoftoi sherifi lokal.
“Numri i të vdekurve në zjarrin e quajtur ‘Camp Fire’, që është më i përgjakshmi i regjistruar ndonjëherë në këtë shtet në perëndim të Amerikës, ka arritur në 63 persona, pas gjetjes së shtatë trupave shtesë, deklaroi sherifi i kontesë Bute, Kory Honea, gjatë një konference për shtyp.
“Megjithatë, shumë prej personave që mungojnë mund të jenë strehuar tek familjarët apo miqtë e tyre, por mendohet edhe se shumë mund të kenë mbetur të vdekur nga zjarri”, shpjegoi ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të vdekur në Kaliforni, gjendje alarmante
-
Rekord në Kaliforni, zjarret djegin mbi 4 milionë hektarë
-
Gjashtë viktima nga zjarret në Kaliforni, guvernatori u kërkon ndihmë vendeve tjera
-
Të paktën pesë persona vdesin nga zjarret në Kaliforni, rrezikohen qindra shtëpi
-
Dhjetëra-mijëra njerëz të evakuuar nga zjarret në Kaliforni