Botë

50 mijë flamuj në kujtim të viktimave

Më shumë se 50 mijë flamuj spanjollë janë vendosur në një park të Madridit për të kujtuar të vdekurit gjatë pandemisë së koronavirusit në Spanjë.

“Kemi bërë një veprim emocional për të kërkuar drejtësi dhe për t’i kujtuar të vdekurit”, thuhej në një postim të organizatës për viktimat e virusit.

Gjatë ditëve të fundit janë konfirmuar më shumë se 12 mijë raste të reja me koronavirus në këtë shtet evropian të goditur rëndë nga pandemia.

Spanja ka shifrën rekorde në Evropë të rasteve pozitive me virus, më se 716 mijë, teksa të vdekur aty kanë mbetur mbi 31 mijë persona.

Spanjollët kanë kaluar nëpër njërin prej izolimeve më të ashpra në Evropë, me qëllim të frenimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19.