Pesë persona kanë vdekur kur balona në të cilën ndodheshin goditi largpërçuesit në New Mexico.
Identiteti i të vdekurve nuk është bërë i ditur, por zyrtarët kanë thënë se në balonë ndodheshin tre burra dhe dy gra.
Katër prej tyre kanë vdekur në vend ndërkaq personi i pestë vdiq gjatë rrugës për në spital. Balona ka rënë nga 30 metra lartësi në një prej rrugëve më të ngarkuara të qytetit. Autoritetet ende nuk kanë zbuluar se çfarë e shkaktoi përplasjen me largpërçues.
Artikuj të ngjashëm