Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

44 të vdekur në Indi pasi autobusi bie në një humnerë

Një autobus me rreth 60 persona është rrëzuar në një humnerë në Indi, konkretisht në rrethin e Kullu të Himachal Pradesh, një shtet malor në veri.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën 44 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Sipas policisë shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë që po ktheheshin nga puna dhe shkolla, transmeton tch.

Më poshtë do shikoni foto nga vendi i ngjarjes ku shihet se autobusi është shkatërruar por ka dhe disa persona që po i japin ndihmë të lënduarve.

Image