Të paktën 43 emigrantë janë mbytur në brigjet e Tunizisë ndërsa përpiqeshin të kalonin Mesdheun nga Libia në Itali. 84 të tjerë u shpëtuan, ka thënë sot Gjysmëhëna e Kuqe Tuniziane.
Anija ishte nisur nga Zouara, pranë brigjeve veriperëndimore të Libisë.
Ajo po transportonte emigrantë nga Egjipti, Sudani, Eritrea dhe Bangladeshi, sipas organizatës humanitare.
“Forca detare shpëtoi 84 emigrantë, ndërsa 43 të tjerë u mbytën në rrënojat e një anijeje me një total prej 127 pasagjerësh në bord që kishin lundruar nga Zouara e Libisë për në Evropë”, ka thënë anëtari i Gjysmëhënës së Kuqe, Mongi Slim.
Artikuj të ngjashëm
-
Më shumë se 40 emigrantë humbën jetën në brigjet e Tunizisë
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje
-
Të paktën 26 migrantë të vdekur nga fundosja e dy anijeve në Itali