Botë

Përplasen dy avionë ushtarakë francezë, dy të zhdukur e njëri pilot mbijetoi

avion

Ilustrim

Dy avionë ushtarakë francezë janë përplasur mbi Francën lindore të mërkurën. Një pilot është i zhdukur, e dyshohet se edhe një pasagjer, ndërsa piloti tjetër mbijetoi.

“Njëri prej pilotëve është gjetur dhe është mirë. Kërkimet po vazhdojnë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, raportoi Reuters.

Mediat franceze kanë raportuar se ekipet e shpëtimit po kërkojnë një student që ishte në një prej avionëve, si dhe pilotin tjetër.

“Qendra lokale operacionale është aktivizuar për të ndihmuar forcat e armatosura, ju lutem qëndroni larg nga zona”, ka njoftuar prefektura Meurthe-et-Moselle.