Botë

Organizata bamirëse në Zelandë thotë se shpërndau aksidentalisht sheqerka me metamfetaminë

Sheqerka me metamfetamine ne Zelande te Re

Helen Robinson, shefe ekzekutive e Misionit të Auckland Cityt, ka thënë se disa nga anëtarët e stafit provuan vetë sheqerkat dhe u pajtuan me ankesat dhe nisën “të ndihen çuditshëm” pas kësaj

Policia në Zelandë të Re po përpiqet t’i gjurmojë sheqerkat që përmbajnë “nivele potencialisht vdekjeprurëse të metamfetaminës”, pasi ato u shpërndanë nga një organizatë bamirëse në Auckland, transmeton “BBC”. 

Deri 400 persona mund të kenë marrë sheqerkat nga Misioni i Auckland Cityt si pjesë e një pakoje ushqimore, është thënë nga organizata bamirëse. 

Sheqerkat u dhuruan në mënyrë anonime nga një anëtar i publikut në një pako të mbyllur me pakicë, është thënë nga organizata. 

Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas konsumimit të sheqerkave, por asnjëri aktualisht nuk është në spital. 

“Ne nuk e dinim se sheqerkat përmbanin metamfetaminë kur ato u shpërndan”, ka thënë zëdhënësi i shoqatës bamirëse për “BBC”. 

Çdo sheqerkë mund të ketë një vlerë në treg rreth 1000 dollarë zelandezë (rreth 600 dollarë amerikanë), raportohet, tha “NZ Drug Foundation” një organizatë joqeveritare që merret me reduktimin apo parandalimin e dëmit nga droga. 

Policia ka thënë se derisa incidenti mund të ketë qenë aksidental e jo një operacion i synuar dhe ka shtuar se nuk mund të marrë konkludime aktualisht pasi “është ende herët”. 

Organizata bamirëse lajmëroi autoritetet të martën pasi ishte kontaktuar nga një person që kishte konsumuar sheqerkën duke thënë se “ka shije të çuditshme”. 

Helen Robinson, shefe ekzekutive e Misionit të Auckland Cityt, ka thënë se disa nga anëtarët e stafit provuan vetë sheqerkat dhe u pajtuan me ankesat dhe nisën “të ndihen çuditshëm” pas kësaj. 

Ata më pas dërguan sheqerkat te “NZ Drug Foundation”. Nga testimet që iu bënë nga kjo organizatë u konfirmuan nivele potencialisht vdekjeprurëse të metamfetaminës. 

Në një deklaratë, organizata tha se gjetën se rreth 3 gramë metamfetaminë gjendet në secilën nga sheqerkat që testuan. 

Policia u ka kërkuar personave që kanë sheqerkat e mbështjella në paketimin e verdhë të markës “Rinda” e me shije ananasi t’i kontaktojnë menjëherë. 

“Është jetike që publiku të jetë i vetëdijshëm për këto sheqerka dhe rrezikun që ato paraqesin”, ka thënë detektivi Glenn Baldwi në konferencë për media të mërkurën.

VIDEO: