Mijëra banorë po evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarrit të madh që po vazhdon ta kaplojë veriun e Athinës. Vendi ku mbahet Maratona është ndër zonat ku banorët po zhvendosen nga shërbimet e urgjencës.
Shtëpitë dhe pronat në qytetin pranë Athinës, Varnavas janë djegur, sipas zjarrfikësve.
Dyzet zjarre kanë shpërthyer në Greqi që prej pasdites të së shtunës. Brigada e zjarrfikësve ka punuar gjatë gjithë natës, por pavarësisht përpjekjeve, zjarri është përhapur me shpejtësi.
Më shumë se 500 zjarrfikës dhe 150 automjete janë vendosur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Ministri grek i krizës klimatike dhe mbrojtjes civile ka paralajmëruar se moti i rrezikshëm do të vazhdojë.
Në Varnavas, zjarri që filloi të dielën pasdite ka djegur rreth 100 km katrorë tokë.