Ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se është duke kërkuar gjuhë të përbashkët në bisedimet me homologun e tij kinez, me qëllim që t’i jepet fund luftës me Rusinë.
AP-ja ka raportuar të mërkurën se Kuleba është shprehur pro negociatave me Kinë me qëllim të gjetjes së një gjuhe që do të çonte në përfundimin e luftës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne duhet të shkojmë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Kina mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë”, është shprehur ai në një videomesazh.
Ky është takimi i parë i Kulebës me homologun kinez, Wang Yi, prej që ka nisur lufta në 2022-n.
Kina ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe kishte kërkuar që lufta të përfundojë duke i marrë parasysh interesat e palëve.
Autoritetet kineze kanë thënë ditë më parë se do ta mbështesin komunitetin ndërkombëtar në gjetjen e mënyrave praktike për ta zgjidhur këtë krizë.