Presidenti amerikan, Joe Biden, ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe ka simptoma të lehta, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Karine Jean-Pierre, zëdhënësja për media, ka thënë se Bideni është i vaksinuar edhe me përforcues. Ai kishte rezultuar pozitiv për koronavirus dy herë më parë.
Bideni është parë të mërkurën që ka vizituar mbështetësit e tij në Las Vegas dhe ka folur para tyre. Ai e ka anuluar një fjalim që do ta mbante më vonë.
Sëmundja vjen teksa ai përballet me presionin në ngritje që të tërhiqet nga gara presidenciale për shkak të moshës së tij, raportoi BBC.
Jean-Pierre ka thënë se presidenti planifikon të izolohet në shtëpinë e tij në Delaware.
Mjeku i tij, Kevin O’Connor, ka thënë se Bideni ka kollë dhe rrjedhje hundësh.
-
Bideni rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi rezultoi negativ për Covid-19
-
Bideni nën presion të ri nga demokratët për tërheqje nga gara
-
Bideni merr dozën e re të vaksinës anti-COVID si dhe vaksinën kundër grupit sezonal
-
Zonja e parë e SHBA-së rezulton pozitive me COVID-19
-
Biden pas diagnostikimit me kancer: Jemi më të fortë kur jemi të thyer