Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Më lini t’i marr këpucët!”: Çfarë u dëgjua të thoshte Trumpi pak pasi u sulmua

Sulmi ndaj Donald Trumpit

Sulmi ndaj Donald Trumpit

Foto: Associated Press

Pak çaste pasi u qëllua në një tubim elektoral në Butler, Pensilvani, të shtunën pasdite, Donald Trumpi u pa me gjak në vesh dhe faqe teksa u largua me nxitim nga skena.

Një video më e plotë e sulmit dhe situatës së pasulmit që është publikuar së fundmi tregon skenën kaotike të krijuar, derisa sigurimi i tij përpiqet ta mbulojë nga të gjitha anët.  

Trump ishte në mes të fjalimit të tij kur u dëgjuan disa të shtëna. Ai shihet duke mbajtur veshin ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e rrethojnë, raporton CNN.

"Zbrisni, zbritni, zbritni," thotë njëri. Më pas dëgjohet një e shtënë tjetër dhe një grua bërtet.

Dëgjohen disa zëra të agjentëve të Shërbimit Sekret - njëri thotë "lart!" një tjetër "shkallët janë gati, shkallët janë gati". 

Edhe Shfaqet videoja që tregon sulmuesin e Trumpit në një çati Botë Shfaqet videoja që tregon sulmuesin e Trumpit në një çati

Trumpi mund të dëgjohet gjithashtu, por fjalët e tij janë të paqarta. Më shumë agjentë dalin në skenë, disa duke mbajtur pushkë sulmi. Mbështetësit e Trumpit në sfond duken të tronditur, ndërsa disa filmojnë me telefonat e tyre.

Pasi kanë dëgjuar se sulmuesi është vrarë Trumpi dhe agjentët ngrihen në këmbë. Më pas dëgjohen këto diskutime:

Trump: Më lejoni të marr këpucët e mia, më lejoni të marr këpucët e mia.

Agjenti: "Të kuptova zotëri, të kuptova zotëri."

Trump: Më lejoni të marr këpucët e mia.

Një agjent tjetër: "Prisni, koka juaj është e gjakosur".

Edhe Trumpi u bën thirrje amerikanëve “të qëndrojnë të bashkuar” Botë Trumpi u bën thirrje amerikanëve “të qëndrojnë të bashkuar”

Agjenti: "Zotëri, ne duhet të shkojmë në ..."

Trump: Më lejoni të marr këpucët e mia.

Agjentja: "në rregull" 

Trump: “Prit, prit, prit”.

Më pas ai me grusht përshëndet turmën thotë fjalën "luftë" tri herë - një lëvizje që u prit me brohoritje.

Trump dhe ekipi i Shërbimit Sekret largohen nga podiumi dhe drejtohen drejt veturave ndërsa turmat brohorasin "SHBA. SHBA. SHBA."

Edhe Trumpi tërhiqet nga skena, dëgjohen krisma në tubim Botë Trumpi tërhiqet nga skena, dëgjohen krisma në tubim

Këtu mund të shikoni videon e vendit të ngjarjes:

VIDEO: