Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Francezja e zhdukur në Greqi kishte dërguar mesazh shqetësues në hotelin ku po qëndronte

Zhdukja e turistëve në Greqi

Zhdukja e turistëve në Greqi

Foto: Associated Press

Një grua franceze 73-vjeçare e zhdukur në ishullin grek të Sikinos që nga e premtja, kishte dërguar një mesazh shqetësues në hotelin e saj përpara se të zhdukej, ka bërë të ditur pronari të martën.

Është duke u kryer një kërkim për gruan, emri i së cilës nuk është bërë i ditur nga autoritetet. Ajo është një nga tre turistët që rezultojnë të zhdukur në Greqi, derisa pesë kanë vdekur këtë muaj në mot të nxehtë, raporton Reuters.

Ilias Gavanas, i cili zotëron konakun ku qëndronte gruaja, i ka thënë Reuters se ai e kishte dëgjuar për herë të fundit të premten kur e kontaktoi me telefon rreth orës 8:30 të mëngjesit pasi kishte humbur një telefonatë nga ajo në orën 5:50 të mëngjesit.

Ai ka treguar se gruaja ia kishte dërguar një selfie dhe një mesazh në të cilin thuhej: "Unë jam rrëzuar". 

Pronari ishte përgjigjur në frëngjisht dhe anglisht duke kërkuar vendndodhjen e saj dhe duke i thënë asaj të telefononte në numrin evropian të urgjencës 112, derisa po ashtu kishte njoftuar policinë dhe autoritetet komunale.

Edhe Gjendet i vdekur edhe një turist në Greqi, tre të tjerë të zhdukur Botë Gjendet i vdekur edhe një turist në Greqi, tre të tjerë të zhdukur

Temperaturat janë rritur në mbi 40 gradë celsius në të gjithë Greqinë në fillim të këtij muaji.

“Hikingu është i popullarizuar për turistët në Sikinos, një ishull kryesisht djerrë dhe pak i populluar në Detin Egje jugor”, është shprehur Gavanas.

“Ne i paralajmërojmë që të mos dalin në vapë, të na informojnë gjithmonë se ku janë, të mos bredhin vetëm. Ishte 40 gradë”, ka shtuar ai.

Ministria e Turizmit ka thënë se "është vigjilente" dhe po punonte me ministritë e tjera për të siguruar që turistët të mbahen të informuar.

Një grua e dytë franceze është zhdukur në Sikinos dhe autoritetet besojnë se dy gratë e zhdukura shkuan për ecje së bashku edhe pse nuk po qëndronin në të njëjtin hotel. 

Një kërkim është duke u zhvilluar në ishullin Amorgos për një amerikan të zhdukur që nga 11 qershori.

Edhe Gjendet i vdekur një turist gjerman në Greqi Botë Gjendet i vdekur një turist gjerman në Greqi

Pesë turistët që kanë vdekur përfshijnë prezantuesin televiziv britanik, Michael Mosley, trupi i të cilit u gjet në ishullin Symi. Një amerikan 55-vjeçar vdiq në ishullin Jon Mathraki, një turist holandez 74-vjeçar vdiq në ishullin Samos dhe dy alpinistë vdiqën në Kretë.

LEXO EDHE: