Forcat izraelite po rrafshojnë tokën nga lindja në Rafahun qendror, sipas imazheve satelitore, përpara një sulmi të planifikuar në shkallë të plotë në qytetin jugor të Gazës.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka thënë se forca shtesë do të marrin pjesë në operacionin tokësor në Rafah.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe Forcat Mbrojtje të Izraelit (IDF) kanë thënë se operacioni atje mbetet i kufizuar në shtrirje, ndërsa ai vazhdon të operojë në dy pjesë të tjera të Gazës, raporton CNN.
Një sulm ushtarak izraelit gjatë natës la të vdekur tre palestinezë në qytetin e pushtuar të BregutPerëndimor të Tulkaremit, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë dhe një burimi izraelit.
Izraeli ka nisur ofensivën në qytetin më jugor të Gazës, pavarësisht paralajmërimeve nga aleati i saj kryesor, SHBA-ja, dhe aletët e tjerë që të mos e bëjë këtë, për shkak se aty janë të strehuar rreth 1,4 milionë palestinezë që kishin ikur nga zonat e tjera të luftimeve.
Mirëpo, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka këmbëngulur vazhdimisht se duhet ta kryejë edhe këtë ofensivë me qëllimin për të shkatërruar bastionet e Hamasit atje.