Botë

Gjermania paralajmëron Rusinë për pasoja pas një sulmi të dyshuar kibernetik rus

Analena Baerbock

Analena Baerbock

Foto: Associated Press

Kryediplomatja e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka thënë të premten se Rusia do të përballet me pasoja, pasi akuzoi shërbimin e saj të inteligjencës ushtarake për organizimin e një sulmi kibernetik të cilin e quajti "absolutisht të patolerueshëm".

Marrëdhëniet midis dy vendeve evropiane ishin tashmë të tensionuara, pasi Gjermania po vazhdon të ofrojë mbështetje ushtarake për Ukrainën në luftën e saj të vazhdueshme me Rusinë, raporton AP.

Ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock, ka thënë se hakerët shtetërorë rusë qëndronin pas një sulmi kibernetik vitin e kaluar që kishte në shënjestër Social Demokratët, partinë kryesore në koalicionin qeverisës.

“Hakerët rusë të shtetit sulmuan Gjermaninë në hapësirën kibernetike”, ka thënë ajo në një konferencë shtypi në qytetin australian të Adelaide.

“Ne mund t'ia atribuojmë këtë sulm grupit të quajtur APT28, i cili drejtohet nga shërbimi i inteligjencës ushtarake të Rusisë. Kjo është absolutisht e patolerueshme dhe e papranueshme dhe do të ketë pasoja”, ka thënë ajo.

Baerbock po viziton Australinë, Zelandën e Re dhe Fixhin, në udhëtimin që fokusohet në politikën e sigurisë, ndërsa Kina shtyn për ndikim në rajonin e Paqësorit.

“Bashkëpunimi i mbrojtjes midis Gjermanisë dhe Australisë është i ngushtë dhe ne do të dëshironim ta thellojmë më tej dhe së bashku ta zgjerojmë, sepse jemi në një situatë ku përballemi me kërcënime të ngjashme”, ka thënë Baerbock, e cila është ministrja e parë e Jashtëm gjerman që viziton Australinë në 13 vjet.

LEXO EDHE: