Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë të premten se mesazhi i tij për Iranin, që ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Izraelit, është “mos e bëj”.
“Ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”, ka thënë Biden para gazetarëve.
Presidenti amerikan tutje është shprehur se sulmi i Iranit ndaj Izraelit mund të ndodhë më shpejt se sa pritej.
Më herët, Shtëpia e Bardhë pranoi se kërcënimet e Iranit ishin "të vërteta" dhe "të besueshme".
Rreziqet e përhapjes së konfliktit të Gazës janë dyfishuar pas kërcënimeve të Iranit kundër Izraelit pas sulmit të 1 prillit që shkatërroi konsullatën iraniane në Damask dhe vrau 16 njerëz, duke përfshirë dy gjeneralë të Gardës Revolucionare, ushtrisë ideologjike të Iranit. Irani e konsideron Izraelin përgjegjës për sulmin.
Irani, i cili është armiku i betuar i Izraelit dhe aleat i Hamasit palestinez, kërcënoi se do ta "dënojë" Izraelin pas shkatërrimit të konsullatës në Damask.
-
SHBA-ja paralajmëron Iranin pas sulmit të Izraelit: Mos u hakmerrni
-
Bideni thotë se ekziston mundësia për marrëveshje Izrael-Iran
-
Izraeli e ka siguruar SHBA-në se do t’i sulmojë vetëm objektivat ushtarake të Iranit, thonë burimet
-
Bideni mohon raportimet se Izraeli do ta sulmojë sonte Iranin
-
Bideni kundër një sulmi izraelit në vendet e programit bërthamor të Iranit