Botë

Trazira në Malajzi shkaku i çorapeve "Allah"

Descriptive Text

Tri dyqane të një firme që shisnin çorape me fjalën “Allah” në Malajzi, janë shënjestruar me koktej molotovi gjatë javës së kaluar, një rast i rrallë dhunë. 

Tri sulmet ndaj dyqaneve ndodhën në ditë të ndryshme. 

Nuk pati të lënduar, ndërsa rastet po hetohen. 

Sulmet ndodhën pasi fotografi të çorapeve me fjalën “Allah” në to në një prej dyqaneve u shpërnda në internet, duke nxitur reagimin e myslimanëve të cilët e panë përdorimin e fjalës të lidhur me këmbët si ofendim. 

Myslimanët përbëjnë 2/3 e popullsisë në Malajzi, raportoi Guardian. 

Chai Kee Kan, drejtor i zinxhirit të dyqaneve “KK Super Mart”, dhe bashkëshortja e tij, u akuzuan për lëndim të ndjenjave fetare. Ata mund të dënohen me një vit burgim, ose gjobë. 

Chai Kee Kan ka thënë se vetëm 14 palë çorape me fjalën “Allah” ishin në rafte dhe fajin ia la furnizuesit, të cilin po e padit.