Botë

Policët austriakë pranojnë dhurata për ruajtjen e Ambasadës ruse, urdhërohen t’i refuzojnë

Ambasada ruse në Vjenë

Foto: Associated Press

Zyrtarëve policorë austriakë të cilët u vendosën përreth Ambasadës ruse për siguri në ditën e zgjedhjeve presidenciale iu dha nga një dhuratë e vogël kur u larguan, ka thënë policia e Vjenës. Por, policëve u është thënë që t’i refuzojnë dhuratat e tilla në të ardhmen. 

Marrja e dhuratave nga rusët – çanta kartoni me gjësende me vlerë shumë të vogël si kalendarë dhe çokollata – nuk përbën shkelje sipas ligjit austriak për shërbyesit civilë, ka sqaruar policia, raportoi AP. 

Megjithatë, “lë një përshtypje të padëshiruar se nuk e bën të drejtë qasjen profesionale të policëve në vendngjarje”, ka shtuar policia. Policëve u është thënë që t’i refuzojnë “në mënyrë miqësore por të prerë, edhe nëse janë të një vlere shumë të ulët, në të ardhmen”.

Disa ditë më parë, qeveria e Austrisë ka njoftuar se ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve nga Ambasada ruse në Vjenë, dhe dyshohej se dëbimi i tyre kishte të bënte me spiunazh.