Më shumë se një miliard njerëz janë obezë në botë, thonë të dhënat e publikuara në “The Lancet”.
Aty përfshihet 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë, sipas të dhënave.
Nga 190 shtete, Britania e Madhe radhitet e 55-ta për më së shumti burra obezë dhe e 87-ta për gra.
Kurse, shkallën më të lartë te gratë e ka Tonga dhe Samoa Amerikane, e për burrat po ashtu Samoa Amerikane dhe Nauru – me 70-80% të të rriturve obezë.
Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve kanë thënë se është nevojë urgjente të bëhen ndryshime të mëdha në mënyrën se si të trajtohet obeziteti.
Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve serioze, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin dhe disa lloje të kancereve, raportoi BBC.