Më shumë se një miliard njerëz janë obezë në botë, thonë të dhënat e publikuara në “The Lancet”.
Aty përfshihet 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë, sipas të dhënave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga 190 shtete, Britania e Madhe radhitet e 55-ta për më së shumti burra obezë dhe e 87-ta për gra.
Kurse, shkallën më të lartë te gratë e ka Tonga dhe Samoa Amerikane, e për burrat po ashtu Samoa Amerikane dhe Nauru – me 70-80% të të rriturve obezë.
Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve kanë thënë se është nevojë urgjente të bëhen ndryshime të mëdha në mënyrën se si të trajtohet obeziteti.
Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve serioze, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin dhe disa lloje të kancereve, raportoi BBC.