Dhjetëra persona pro-Palestinës sulmuan punëtorët e një lokali në Bradford të Britanisë së Madhe, duke kërkuar që pronari të bojkotonte Coca-Colan.
Sipas DailyMail, Salahudin Yusuf, pronar i lokalit, pësoi lëndime të rënda trupore nga sulmet me shkopinj të rreth 50 personave që ishin mbledhur.
Situata u përshkallëzua kur para turmës doli pronari duke kërkuar t'i qetësonte. Katër persona u arrestuan nga ky incident.
Protestuesit e dhunshëm kanë kërkuar që të ndalohet pija e famshme amerikane, me arsyetimin se ajo po përfiton direkt nga pushtimi i Palestinës.
Artikuj të ngjashëm
-
Qindra protestues marshojnë në Londër, kërkojnë bojkotin e brendeve që lidhen me Izraelin
-
Dhjetëra izraelitë të maskuar rrahin me shkopinj një të moshuar e të shurdhër palestinez
-
Protestohet kundër Trumpit teksa ai drekon me familjen mbretërore në Londër
-
Rreth 900 të arrestuar në protestën e Londrës për Palestinën
-
Arrestohen më shumë se 450 persona në protestën në Londër