Më shumë se 100 njerëz u raportuan të vrarë herët të shtunën nga sulmet e natës në të gjithë Gazën, ndërsa shefi i spiunazhit të Izraelit po qëndronte në Paris për bisedime që kërkonin të "zhbllokonin" përparimin drejt një armëpushimi, dhe kthimin e pengjeve të mbajtura nga militantët palestinezë.
Agjencia e lajmeve Agence France-Presse (AFP) raporton se negociatat e Parisit vijnë në kohën kur një plan për Gazën e pasluftës, i shpalosur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të premten, nxiti kritika nga aleati kryesor SHBA-ja dhe u refuzua nga Autoriteti Palestinez dhe Hamasi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBisedimet vijnë gjithashtu pasi frika për civilët në territor po thellohet, me paralajmërimin e OKB-së për rrezikun në rritje të urisë dhe organit të saj kryesor të ndihmës për palestinezët, UNWRA, duke thënë hse palestinezët ishin "në rrezik ekstrem, ndërsa bota shikon“.
Pamjet e AFP-së tregojnë palestinezë të shqetësuar që rrinin në radhë për ushqim në veriun e shkatërruar të premten, dhe protestonin duke dënuar kushtet e tyre të jetesës.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor të vitit të kaluar. Deri tash ka mijëra viktima, veçanërisht në anën e palestinezëve.