Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni shfaqet emocional pasi një hetim zbuloi se ai nuk mbajti mend kur i vdiq djali

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është shprehur i zemëruar nga një hetim që zbuloi se ai kishte keqpërdorur dosjet top sekrete dhe se kishte vështirësi për të kujtuar ngjarjet kryesore të jetës së tij.

Në një konferencë të papritur të enjten në mbrëmje, Biden këmbënguli: "Kujtesa ime është e mirë".

Ai përmbysi një pretendim se nuk e mbante mend kur i kishte vdekur djali, duke thënë: "Si dreqin guxon ta thotë këtë?"

Hetimi zbuloi se Bideni "mbajti dhe zbuloi me dashje" dosje të klasifikuara, raportoi BBC.

Këshilltari special i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur, ka thënë se Bideni mbajti dokumente të klasifikuara në lidhje me politikën ushtarake dhe të jashtme në Afganistan pasi shërbeu si zëvendëspresident.

Edhe Prokurori për “kujtesën e dobët” të Bidenit: Vlerësimi im ishte i saktë dhe i justifikuar Botë Prokurori për “kujtesën e dobët” të Bidenit: Vlerësimi im ishte i saktë dhe i justifikuar

Raporti 345 faqesh thotë se kujtesa e presidentit kishte “kufizime të theksuara”.

Hur intervistoi presidentin përgjatë pesë orësh si pjesë të hetimit. Ai më pas tha se Bidenit nuk i kujtohej se kur kishte vdekur djali i tij, Beau.

Në konferencën e së enjtes, Bideni emocional u hodh në kundërpërgjigje duke përjashtuar dyshimet për kujtesën e tij.

“Kur u pyeta për këto mendova me vete se nuk ishte puna e tyre”, ka thënë ai.

“Nuk kam nevojë për askënd të më rikujtojë se kur vdiq Beau”.

Bideni shtoi se ishte shumë i zënë duke u marrë me kriza ndërkombëtare në kohën kur u intervistua.

Edhe Joe Bidenit i është përhapur kanceri përtej kockave, njofton djali i tij Botë Joe Bidenit i është përhapur kanceri përtej kockave, njofton djali i tij

Këshilltari special ka thënë se do të ishte e vështirë të dënohej presidenti për keqmenaxhim të dokumenteve sepse në gjykim “Bideni ka gjasa ta paraqesë veten para jurisë, siç bëri gjatë intervistës me të, si një i moshuar dashamirës, simpatik dhe me kujtesë të dobët”.

Mosha e presidentit paraqet shqetësim për votuesit në SHBA. Por ai u tha gazetarëve të enjten se është kandidati më i kualifikuar.