Botë

Kontrata që Rusia po u ofron migrantëve për t’i dërguar në luftë në Ukrainë

Rusia po përpiqet të rekrutojë migrantë, të ndaluar nga kalimi ilegal i kufirit të saj me Finlandën, për luftën me Ukrainën.

BBC-ja ka parë prova nga disa raste ku të huajt janë dërguar në një kmap ushtarak në kufi me Ukrainën, disa ditë pasi ata janë marrë për shkelje të ligjit për migrantë.

Praktika për të detyruar njerëzit në paraburgim në qendra dënimi të nënshkruajnë për shërbim ushtarak në Ukrainë nuk është e re, por numrat janë rritur pasi migrantët kanë arritur në kufirin e Rusisë me Finlandën.

Finlanda përkohësisht ka mbyllur tetë pikëkalimet kufitare me Rusisë, duke e akuzuar Moskën për kalim të migrantëve dhe azilkërkuesve atje si pjesë e një fushate destabilizimi pasi Finlanda iu bashkua NATO-s.

Analizat nga seancat gjyqësore në Karelia, një nga tri rajonet kufitare me Rusinë, treguan se në tri javët e fundit, 236 persona u arrestuan për qëndrim në Rusi pa vizë valide dhe u vendosën për dëbim. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në dy rajonet tjera kufitare.

Dhjetëra të mbajturve në qendrat para dëbimit u ofruan “punë për shtetin”. Atyre iu premtua pagë e mirë, kujdes shëndetësor dhe leje për të qëndruar në Rusi nëse përmbushnin kontratën njëvjeçare për ushtri.