Botë

Ish-profesori raportohet se ishte dorasi në sulmin në Universitetin e Nevadas

Tre persona janë vrarë në kampusin e Universitetit të Nevadas në Las Vegas të mërkurën në mëngjes, raporton “BBC”.

Sulmuesi, që është raportuar se është ish-profesor i kolexhit dhe në të 60-tat, u vra në shkëmbim zjarri me policët.

Një person tjetër është plagosur.

Kampusi, rreth 3.2 kilometra nga Rripi i Las Vegasit, do të mbetet i mbyllur të enjten e premten.

Ka pasur më teprë se 630 të shtëna në masë në SHBA këtë vit. Las Vegas është vendi ku ndodhi sulmi më i madh i armatosur në historinë moderne të SHBA-së, ku mbi 50 persona u vranë në një festival muzikor në vitin 2017.

Burime të policisë kanë thënë për transmetuesin “CBS” se sulmuesi më herët kishte dhënë mësim në Georgia dhe Karolinë të Veriut.

“Associated Press” ka raportuar se sulmuesi kishte raportuar vazhdimisht për një vend pune në Universitetin e Nevadas.

Policia ka thënë se nuk do ta bëjë publik emrin derisa familja të njoftohet.