Projektligji për dhënien e ndihmës ndaj Ukrainës, Izraelit dhe Tajvanit nuk kaloi votimin procedural në Senatin amerikan.
Të paktën 60 vota (nga 100) ishin të nevojshme që propozimi të kalonte. Për projektligjin votuan vetëm 49 senatorë.
Presidenti Joe Biden kërkoi gati 105 miliardë dollarë nga Kongresi amerikan të premten, më 20 tetor, për të financuar ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe sigurinë kufitare të SHBA-së.
Komponenti më i madh i paketës, më shumë se 61 miliardë dollarë, ishte për Ukrainën.
Biden bëri thirrje gjithashtu për 14.3 miliardë dollarë shtesë për Izraelin, 2 miliardë dollarë të tjerë për sigurinë e Tajvanit dhe Indo-Paqësorit dhe pak më shumë se 9 miliardë dollarë për ndihmën humanitare.