Botë

Jetimët e Gazës

Ahmed Shabat është një nga ata fëmijë që u përshkrua si fëmijë i plagosur, pa familjar të mbijetuar
 

Mjekët që punojnë në Rripin e Gazës po përdorin një frazë specifike për të përshkruar një lloj të veçantë të viktimave të luftës. FPPFM – fëmijë i plagosur, pa familjar të mbijetuar, është akronimi që po përdoret shpesh në territor

“Një akronim unik për Rripin e Gazës është FPPFM - fëmijë i plagosur, pa familjar të mbijetuar - dhe nuk përdoret rrallë”, thotë për BBC-në, doktoresha Tanya Haj-Hassan, e cila punon me Mjekët pa Kufij.

Shprehja përshkruan tmerrin e situatës për shumë fëmijë të Gazës. Jeta e tyre ndryshon brenda sekondës - prindërit, vëllezërit, motrat dhe gjyshërit e tyre vriten dhe asgjë nuk është më si më parë.