Botë

“Unë do të kthehem në Gaza”

“Unë gjithmonë them si gazetar se Gaza është vendi i përsosur për të jetuar - sepse do të gjeni histori në çdo cep”, thotë Rushdi Abualoufi, gazetar i BBC-së në Gaza.
 

Rushdi Abualoufi i BBC-së, i cili ka raportuar nga Gaza për dekada, u largua nga territori me familjen e tij më 20 nëntor për hir të sigurisë së tyre. Tani ndodhet në Stamboll të Turqisë. Ai ka rrëfyer se çfarë ndjeu kur e la shtëpinë e tij dhe si është ta vëzhgosh Gazën nga larg

Unë dhe familja ime jemi rritur në Gaza, kemi lindur në Gaza. Ndihem vërtet i trishtuar që më është dashur të largohem në këtë mënyrë.

Kam kujtime nga çdo cep i shtëpisë sime dhe nga çdo cep i lagjes sime.