Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Reporteri dhe kameramani i BBC-së shpërthejnë në lot pas pamjeve tronditëse në një spital në Gaza

Reporteri i BBC-së, Adnan Elbursh dhe kameramani ishin dëshmitarë të skenave të tmerrshme në spitalin Al Shifa në Gaza. Ata kanë incizuar skena tronditëse nga brenda spitalit ku janë strehuar qindra viktima të sulmeve izraelite.

Të dy u tronditën kur zbuluan se në mesin e viktimave ishin anëtarët e familjes, miqtë dhe fqinjët e tyre.

“Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve kameramani im, Mahmud pa shokun e tij, Malik. Malik arriti të mbijetonte, por familja e tij jo”, ka thënë Elbursh.

Reporteri, i cili nuk i fsheh dot lotët, ka thënë se ka përjetuar një nga ditët më të vështira të jetës së tij dhe se ka parë gjëra që nuk do të mund t'i harrojë kurrë.

“Spitalit i mungon hapësira për shkak të numrit të madh të viktimave. Të vdekurve u mohohet dinjiteti, ndërsa të plagosurit mbesin në dhimbje”, ka rrëfyer Elbursh.

Edhe Anas Al-Sharif ishte fytyra e luftës në Gazë për miliona njerëz Botë Anas Al-Sharif ishte fytyra e luftës në Gazë për miliona njerëz

Në video shihet një vajzë e mbuluar në gjak dhe duke qarë.

“Kësaj vajze iu shkatërrua shtëpia. Familja e saj u vra dhe ajo ka nevojë për ndihmë urgjente. Vajza ime është në moshën e saj. Tani dua ta përqafoj”, thotë Elbursh.

Në videon emocionale shfaqen edhe gratë duke qarë pranë trupave të familjarëve të tyre.

“Korridoret e spitalit janë plot me trupa, nuk ka më vend në morg. Kufomat duhet të vendosen në tokë para hyrjes së spitalit. Kjo po ndodh në qytetin tim. Ndihem i pafuqishëm”, ka thënë reporteri, i cili ra në gjunjë dhe filloi të qajë.

Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë palestineze, deri më tani në Gaza janë vrarë 1500 persona dhe janë plagosur mbi 6000. Nga sulmet e grupit militant të Hamasit në Izrael janë vrarë mbi 1100 persona.

Edhe Vriten pesë gazetarë të Al Jazeera's në sulmin izraelit në Gazë Botë Vriten pesë gazetarë të Al Jazeera's në sulmin izraelit në Gazë

VIDEO: