Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e tre të pastrehëve në Los Angeles

Një person është akuzuar për vrasjen e tre të pastrehëve në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara.

Jerrid Joseph Powell gjithashtu është akuzuar edhe për plaçkitje dhe pjesëmarrje në një sulm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

33-vjeçari është paraqitur të martën para gjykatës pasi ishte arrestuar për vrasjen e një personi gjatë plaçkitjes në lindje të Los Angelesit.

Banori i kësaj zone më vonë është identifikuar edhe si i dyshuar për vrasjen e tre të pastrehëve pasi kishte përdorur armën e njëjtë edhe për plaçkitjen e para disa javëve.

Motivet e vrasjeve ende nuk dihen.

Të pastrehët e moshave 37, 52 dhe 62-vjeçare, ishin gjetur të vdekur në tri ditët e fundit të muajit nëntor.