Ekziston “një rrezik i madh për sulme terroriste në Bashkimin Evropian” përgjatë festave të fundvitit, ka thënë një zyrtar i BE-së.
Komisionerja për çështje të brendshme, Ylva Johansson, ka thënë se polarizimi në shoqëri i shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas ka rritur rrezikun për dhunë, raportoi BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeklaratat e saj erdhën disa ditë pasi një turist u ther për vdekje në Paris.
BE-ja ka ofruar edhe 30 milionë euro për siguri shtesë, ka thënë ajo.
Johansson nuk ka treguar nëse ka informacione specifike që kanë çuar në paralajmërimin.
Një paralajmërim i njëjtë erdhi edhe nga ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, që tha se BE-ja duhet të mbajë sytë hapur për kërcënime dhe propaganda.