Botë

Mbi 40 të vdekur e të paktën 85 të lënduar nga përmbytjet e mëdha në Tanzani

Përmbytjet vdekjeprurëse kanë goditur veriun e Tanzanisë të hënën pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë natës.

Autoritetet konfirmuan të paktën 47 viktima dhe raportuan se të paktën 85 persona të lënduar u dërguan me urgjencë në objekte të ndryshme mjekësore në rajon.

Përmbytjet e mëdha kanë shkatërruar prona dhe automjete në qytetin Katesh dhe fshatrat ngjitur në distriktin Hanang.

Përpjekjet nga ekipet e shpëtimit u përqendruan në ndihmën e të bllokuarve nga rrëshqitjet e dheut në distriktin Hanang.

Shkak kryesor i katastrofës vlerësohet të jenë lumenjtë e dalë nga shtrati në zonat malore.