Botë

Ish-ambasadori amerikan akuzohet se ka vepruar si agjent sekret për Kubën

Foto: AP
 

Ish-diplomati amerikan, që kishte shërbyer si ambasador i SHBA-së në Bolivi, është akuzuar se ka punuar si agjent sekret i shërbimeve të inteligjencës së Kubës, raporton agjencia “AP” të hënën.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka njoftuar se Manuel Rocha pretendohet se ka ndihmuar shërbimet kubane me dekada.