Botë

Zyrtarët evropianë shprehen thellësisht të shqetësuar për myslimanët

Foto: AP
 

Zyrtarët kundër racizmit përreth Evropës i kanë bërë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të jenë vigjilente për krimet e urrejtjes kundër myslimanëve dhe të “mos kursejnë përpjekjet” për t’i mbrojtur ata.

Deklarata e nënshkruar nga përfaqësuesit e 10 shteteve të BE-së dhe zyrtarë evropianë, nënvizon numrin në rritje të krimeve të urrejtjes, gjuhës urrejtëse dhe kërcënimeve të lirive civile që kanë vënë cak komunitetin mysliman dhe hebre në Evropë muajt e fundit.