Gjykata e Lartë e Rusisë e ka shpallur atë që e quan “lëvizja publike ndërkombëtare LGBT” një organizatë ekstremiste dhe ka ndaluar aktivitetet e saj në të gjithë vendin, shkruan BBC.
Vendimi u nxit nga një mocion i Ministrisë së Drejtësisë, edhe pse një organizatë e tillë nuk ekziston si person juridik.
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, por gazetarët u lejuan të dëgjonin vendimin e gjykatës. Askush nga “ana e të pandehurit” nuk kishte qenë i pranishëm, ka thënë gjykata.
Kushtetuta e Rusisë u ndryshua tre vjet më parë për të bërë të qartë se martesa nënkupton bashkim midis një burri dhe një gruaje.
Vitet e fundit komuniteti LGBT në Rusi është vënë nën presion nga autoritetet.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia e shpall "organizatë të padëshirueshme" Amnesty International
-
Putin nënshkruan ligj të ri për forcimin e kontrollit të FSB-së mbi internetin
-
Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it
-
Rusia e liston “Deutsche Welle” si organizatë të padëshirueshme
-
Qasja në internet në Rusi është e vështirë dhe e rrezikshme