Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën ka theksuar se Ukraina është gjithnjë e më afër për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake.
Ai e bëri këtë koment gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, përpara takimit të parë të Këshillit NATO-Ukrainë në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStoltenberg bëri të ditur se Këshilli do të diskutojë hapat e ardhshëm në përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun. Ai ka thënë se në takim do të diskutohet edhe për situatën në fushën e betejës.
Stoltenberg ka shtuar se nuk duhet të nënvlerësohet Rusia, pasi ka gjithmonë luftime intensive dhe Ukraina duhet të jetë e përgatitur për sulme të reja ajrore dhe raketore.