Botë

Rusia akuzon Perëndimin për “kërcënim të ekzistencës” së OSBE-së

 

Rusia tha më 29 nëntor se shtetet perëndimore kanë tentuar që t’ua ndalojnë pjesëmarrjen zyrtarëve rusë në takimin e Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që është nën sanksione evropiane, ka kërkuar leje që avioni i tij të fluturojë mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian, me qëllim që të marrë pjesë në takimin dyditor në Shkup, që nis të enjten.