Botë

Zgjedhjet më 2024 që do ta formësojnë rendin global

Foto-Ilustrim: KOHA
 

Gjysma e botës do të shkojë në votime në vitin 2024, kur qytetarët e rreth 30 vendeve do të zgjedhin liderin, duke përfshirë disa nga shtetet më me ndikim global.

Zgjedhjet e ardhshme për të cilat flitet më shumë janë sigurisht ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilat presidenti demokrat Joe Biden dhe ish-presidenti republikan Donald Trump do të hyjnë në një revansh politik.