Botë

Hamasi akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

Hamasi ka akuzuar Izraelin për “shkelje flagrante të armëpushimit” në veri të Rripit të Gazës, por ka thënë se është “ende i përkushtuar në armëpushim për aq sa armiku është i përkushtuar në të”.

Associated Press ka raportuar se Hamasi u ka bërë thirrje ndërmjetësve të intervenojnë për ta fuqizuar armëpushimin. Në deklaratë në Hamasit thuhet se veprimet e Izraelit kanë çuar në hakmarrje nga luftëtarët e tij, pa dhënë detaje të tjera.

Forcat e Izraelit kanë thënë se një numër ushtarësh ishin lënduar lehtë pasi “tri pajisje shpërthyen afër trupave izraelite në dy lokacione të ndryshme në veri të Rripit të Gazës”.

Pretenduan se “në një lokacion, terroristët hapën zjarr mbi trupat, të cilët u përgjigjën me zjarr”.

Gjatë pauzës së luftimeve, luftëtarët e Hamasit dhe Izraelit janë në afërsi me njëri-tjetrin në veri të Gazës. Armëpushimi është në ditën e pestë.