Gazetarit të “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, i është zgjatur paraburgimi.
Gjykata në Moskë ka vendosur që Gershkovichit, i arrestuar dhe akuzuar për spiunazh, t’i zgjatet paraburgimi deri më 30 janar.
Seanca u zhvillua të martën me dyer të mbyllura pasi autoritetet ruse kanë thënë se detajet e çështjes penale kundër gazetarit amerikan janë të ndjeshme. Gershkovich u arrestua në mars në qytetin rus të Yekaterinburgut, rreth 2 mijë kilometra në lindje të Moskës.
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë pretendoi se gazetari, “duke vepruar sipas udhëzimeve të palës amerikane, mblodhi informacione që përbënin një sekret shtetëror në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit ushtarak-industrial rus”.
Gershkovich dhe “Wall Street Journal” mohojnë akuzat dhe qeveria amerikane e ka quajtur arrestimin e tij të gabuar. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi ndonjë provë që do të mbështeste akuzat për spiunazh.
-
Moska hedh poshtë ankesën e Gershkovichit, e mban në burg deri në fund të qershorit
-
Gjykata ruse ia zgjat paraburgimin gazetarit të “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich
-
Rusia ia vazhdon paraburgimin gazetarit amerikan Evan Gershkovich
-
Rusia vazhdon paraburgimin për reporterin e mediumit amerikan
-
Rusia e dënon gazetarin amerikan me 16 vjet burgim