Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ndahet “Nobeli” për fizikë

Fizikanëve Pierre Agostini, Federenc Krausz dhe Anne L’Huillier iu nda të martën çmimi “Nobel” për fizikë, për krijimin e rrezeve të dritës që mundësojnë “fotografimin” e lëvizjeve të shpejta të elektroneve.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm njoftoi për vendimin, duke e arsyetuar se laureatët “i dhanë njerëzimit mjete të reja për të eksploruar botën e elektroneve brenda atomeve dhe molekulave”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Elektronet janë pjesëza ose grimca themelore e atomit që kryejnë lëvizje aq të shpejtë saqë dikur mendohej se ishte e pamundur të ndiqeshin.

Të hënën është ndarë edhe “Nobeli” për mjekësi.